Një skenë e rrallë po ndodh në ligën kryesore të Portugalisë. Skuadra e Belenenses startoi ndaj Benficas me 9 lojtarë, kjo pasi të tjerët futbollist ishin me Covid19.
Me 9 lojtarë, prej tyre dy portierë, Belenenses nuk ka të mundur ta bëjë asnjë zëvendësim dhe vetëm në pjesën e parë pranoi 7 gola.
Megjithatë, ky turpërim u ndërpre në pjesën e dytë, dhe fitorja 7:0 do të regjistrohet 3:0.
Ndryshe, nga nëntë futbollistët, vetëm tre – Álvaro Ramalho, Diogo Calila dhe Boni Trova – kanë pasur tashmë minuta në Ligën e 1-të këtë sezon, ndërsa pjesa tjetër u përdoren në U-23.