Zbulohet para kohe fituesi i “Topit të Artë”, shpërthejnë kritikat në rrjetet sociale

Na ndajnë dhe tre ditë nga emri i futbollistit më të mirë në planet për sezonin e fundit, por thashethemet nuk kanë fund.

Sipas asaj që shkruajnë mediat botërore, Lionel Mesi ka triumfuar mbi Robert Lewandowskin dhe Karim Benzema duke fituar kështu “Topin e Artë” të 7-të në karrierën e tij futbollistike.

Madje, mediat shkojnë dhe më tej duke aluduar se Mesi është njoftuar vetë mbi këtë fakt dhe tashmë ka lajmëruar të gjithë familjarët e tij duke ndarë gëzimin me ta.

Në listë i dyti është renditur Karim Benzema, ndërsa vetëm vendi i tretë për Robert Lewandowskin që bëri një super sezon, duke shënuar më shumë gola se ndeshje të luajtura.

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer kritikat, pasi shpresohej për një zbehje të dominimit nga dyshja Ronaldo-Mesi që jemi mësuar të dëgjojmë gjithmonë këto dy vitet e fundit, por si duket “pleshti” nuk ka ndërmend të ndalet duke shkruar sërish historinë në librat e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *