Mauricio Pochettino është në mesin e trajnerëve që po lidhen ngushtë me stolin e Manchester United pas shkarkimit të Ole Gunna Solskjaer.
Trajneri i cili është aktualisht duke e drejtuar gjigantin francez Paris-Saint-Germain shihet si kandidati më i preferuar i drejtuesve të skuadrës nga “Old Traffrod” së bashku me Zinedine Zidane dhe Lauran Blanc.
Por, Pochettino ka këmbëngulur se ai është shumë i lumtur me punën e tij në PSG duke shtuar se spekulimet në lidhje me të ardhmen nuk janë përgjegjësi e tij.
“Jam i lumtur në Paris. E njoh mirë qytetin edhe si lojtar edhe si trajner, kam jetuar gjithmonë këtë lloj situate. Gjërat ndodhin dhe nuk është përgjegjësia ime. Ajo që do të them nëse më pyesni është se jam i lumtur në Paris”, tha Pochettino për RMC Sport.
Solskajer u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester United pas një serie të gjatë me rezultate negative dhe vendin e tij përkohësisht e ka zënë Michael Carrick.