Trajneri i Romës, Jose Mourinho e ka mbajtur fjalën dhe ia ka blerë një palë këpucë të shtrenjta talentit, Felix Afena-Gyan.
Talenti 18-vjeçar Felix Afena-Gyan i shënoi dy gola të vonshëm në stadiumin Luigi Ferraris, për ta kthyer Romën në binarë pas dy humbjeve radhazi.
Para këtij takimi, Afena-Gyan i kishte vërë vetëm dy paraqitje nga stoli në ligë këtë sezon, para se të futej në lojë nga Mourinho në Marassi kur rezultati ishte 0:0.
Afena-Gyan e theu akullin në minutën e 82-të, kur shënoi nga afërsia pasi u shërbye nga Henrikh Mkhitaryan.
Ai e dyfishoi epërsinë e Romës me një gol të jashtëzakonshëm nga rreth 30 metra largësi në minutën e 94-të
Duke folur pas ndeshjes, Mourinho zbuloi: “I pata premtuar Felixin një palë këpucë që i pëlqejnë shumë atij, ato kushtojnë 800 euro, prandaj ia vrapoi drejt meje dhe më tha të mos harroja!”
Felix gyan gets the shoe promised to him by Mourinho pic.twitter.com/kKPptnWfUn
— J (@MourinhoPics) November 22, 2021
“Gjëja e parë që do ta bëjë nesër në mëngjes është t’ia blej këpucët atij”, tha Mourinho të dielën vonë.