Dy lojtarë të Manchester United nuk u përshëndeten fare me Ole Gunnar Solskjaer

Është zbuluar se dy lojtarë të Manchester United munguan në lamtumirën personale të Ole Gunnar Solskjaer pas shkarkimit të tij si trajner, sipas Daily Star.

E as Paul Pogba e as Edinson Cavani nuk ishin në Carrington për shkak të lëndimeve të tyre përkatëse, pasi Solskjaer u dha lamtumirën lojtarëve dhe stafit.

Pogba u dëmtua gjatë stërvitjeve me kombëtaren e Francës dhe Manchester Evening News raporton se ai mund të jetë jashtë fushave deri në tre muaj.

28-vjeçari aktualisht po vazhdon rehabilitimin e tij në Dubai, që do të thotë se ai humbi mundësinë për t’i thënë lamtumirë Solskjaer personalisht.

Ndërkohë, Cavani është duke u rikuperuar pas dëmtimit në barazimin 2-2 ndaj Atalantës dhe nuk ishte në kampin e stërvitjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *