Mauricio Pochettino është kandidati kryesor për të qenë trajneri i ri i Manchester United dhe trajneri i Paris Saint-Germain do të ishte i hapur për lëvizje të tillë, ka mësuar “Goal”.
“Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një trajneri të ri pasi shkarkuan Solskjaerin dhe Pochettino është i preferuari kryesor i tyre.
United njoftoi të dielën se Ole Gunnar Solskjaer ishte shkarkuar pas një varg rezultatesh zhgënjyese dhe se Michael Carrick do të merrte drejtimin e ekipit në baza të përkohshme.
Klubi më pas pritet të punësojë një trajner gjithashtu të përkohshëm deri në fund të sezonit përpara se të emërojë dikë tjetër për një afat të gjatë verën e ardhshme, i cili mund t’i çojë ata përpara.
United kanë qenë adhurues të mëdhenj të Pochettino-s dhe kanë provuar ta sjellin ish-trajnerin e Tottenhamit në “Old Trafford” në vitin 2019-ën në verë, pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Interesi i United nuk është larguar kurrë, por ata nuk kanë pasur nevojë të veprojnë sepse ishin të kënaqur me punën që po bënte norvegjezi dhe Pochettino iu bashkua PSG-së, ku ai aktualisht është trajner.
Kuptohet që Pochettino do të ishte i hapur për një lëvizje nëse United do të bënte një qasje formale ndaj tij. “Goal” gjithashtu kupton se shefi i PSG-së ka një marrëdhënie të mirë me Sir Alex Fergusonin, gjë që mund të jetë çelësi që ai të marrë një vendim për t’u larguar nga Franca.
Marrëdhënia e Pochettino me drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardo nuk është më e mira dhe kuptohet gjithashtu se ai dëshiron të jetë në një klub ku do të kishte më shumë fuqi në procesin e vendimmarrjes.