Interi e ka rikthyer baraspeshën në “Giuseppe Meazza” ndaj Napolit në takimin e javës së 13-të.
“Neurazzurët” shënuan për 1-1 me anë të mesfushorit turk, Hakan Çalhanoglut në minutën e 24-të.
Ky i fundit u tregua i saktë nga 11 metërshi i penalltisë. Koulibaly ishte shkaktar i kësaj penalltie, ngase luajti me dorë në zonën e rreptësisë.
Paraprakisht, Zielinski realizoi për Napolin në minutën e 17-të.