Real Madridi ka fituar 4:1 ndaj një Gradande me 10 futbollistë të dielën, duke e ruajtur epërsinë prej 10 pikëve ndaj rivalit Barcelona në krye të La Ligës.
Marco Asensio e kaloi Realin në epërsi pas vetëm 19 minutave lojë, para se Nacho Fernandes ta dyfishonte epërsinë në minutën e 25-të në Stadiumin Nuevo Los Cármenes.
Dy golat e para të Realit ishin krijim i mesfushorit Toni Kroos.
Luis Suarez e ktheu Granadan në lojë kur shënoi falë një devijimi në minutëne 24-të.
Vinicius Junior e ktheu epërsinë e dyfishtë për vizitorët kur shënoi në portën boshe pas një asisti nga Luka Modric në një aksion të mrekullueshëm të skuadrës së Carlo Ancelottit në minutën e 56-të.
Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për skuadrën e Robert Morenos, pasi Monchu u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje të rrezikshme në Vinicius në minutën e 67-të.
Edhe vetë Moreno u përjashtua për protesta ndaj gjyqtarit.
Ferland Mendy e vulosu fitoren e Realit kur shënoi i vetëm përballë portierit pas një asisti mahnitës nga Casemiro një çerek lojë para fundit.
Real Madridi është lider i La Ligës me 30 pikë nga 13 ndeshje, dy më shumë se Sevilla dhe Real Sociedadi.
Kampioni në fuqi Atletico Madrid është i treti me 26 pikë, ndërsa Barcelona e gjashta me 20 pikë.
Granada bie në zonën e rënies nga liga me vetëm 11 pikë nga 13 ndeshjet e para.
https://player.streamkora.com/embed/6H1YhDIYO1tXz?autoplay=1&htmlplayer=1