Barcelona kthehet te fitorja nën drejtimin e Xavit.
Katalanasit, pas dy humbjeve dhe dy barazimeve të marrë në katër javët e mëparshme të La Liga-s, janë kthyer te fitorja në derbin kundër Espanyol.
Ndeshja e luajtur në Camp Nou është vendosur në fillimin e pjesës së dytë.
Ka qenë Memphis Depay që i ka dhuruar tri pikët katalansve me një penallti të dyshimtë në minutën e 48-të.
Falë kësaj fitoreje, Barça është ngjitur në vendin e gjashtë në renditje me 20 pikë.