Fiorentina ia shkakton humbjen e parë sezonale Milanit

Fiorentina ka arritur të shënojë fitore ndaj Milanit me rezultat 4:3, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Serie A.

Fiorentina ishte në epërsi të dyfishtë pas 45 minutave të parë falë golave të Duncan 15′ dhe Saponara 45+1′.

Vendasit e trefishuan epërsinë përmes Vlahovic në minutën e 60-të, por më pas Ibrahimovic i “ndezi” motorët.

Ai shënoi dy gola të shpejtë. Fillimisht në minutën e 62-të dhe më pas në të 67-tën.

Kur mendohej se Milani do të nxirrte të paktën një barazim për ta evituar humbjen e parë të sezonit, kështu nuk mendoi sulmuesi Vlahovic që realizoi për 4:2 në minutën e 86-të.

Krejt çfarë bënë kuqezinjtë deri në fund ishte goli i ngushtimit të rezultatit në 4:3 i shënuar nga Venutti në portën e vet.

Me këtë fitore, Fiorentina ngjitet në vendin e gjashtë me 21 pikë, kurse Milani mbetet i dyti me 32 gjithsej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *