Pas dy barazimeve radhazi, skuadra e Gjilanit është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, gjilanasit fituan me përmbysje në udhëtim te Ulpiana, me këta të fundit që pësuan humbje pas tri fitoreve radhazi.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ”Sami Kelmendi”, ka përfunduar me rezultatin 1-2.
Një fitore me shumë vuajtje e ka marrë Drita që e mposhti Drenicën ndërsa Malisheva ka festuar në Drenas pasi e ka mposhtur Feronikelin me rezultat 0:1.