Tri pikë të vlefshme në luftën për titull për blutë e Londrës që kanë menjëherë prapa Man Cityn, e po ashtu Liverpoolin që këtë edicion do të jenë kandidatë për trofeun. Edhe Manchester United është njëra prej skuadrave që ka brumë dhe me Cristiano Ronaldon synojnë trofeun.
Chelsea e ka mundur 3-0 Leicester Cityn për t’u rikthyer te fitorja në Premierligë, pas barazimit me Burnley para se futbollistët të largohen për të luajtur me kombëtaret e tyre.
Blutë e Londrës kishin kërkuar bateritë këto dy javë pushim dhe Thomas Tuchel hedhin ë fushë 11-shen më të mirë që kishte në dispozicion, natyrisht pa Lukakun, Wernerin dhe Kovacicin të dëmtuar.
Chelsea e nisi fuqishëm ndeshjen.
Në minutën e 14’, Antonio Rudiger gjeti golin e epërsisë.
14 minuta më vonë, në atë të 28’, shënoi për 2-0 një gol shumë të bukur mesfushori N’Golo Kante.
Me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë, derisa në atë të detyrë, Chelsea sërish e dominoi ndeshjen, por shënoi vetëm njëherë.
Për rezultatin 3-0 dhe përfundimtar shënoi sulmuesi, Christian Pulisic, në minutën e 72’.
Chelsea ka shkuar tani në kuotën e 29 pikëve, gjashtë më shumë se Manchester City që nesër luan me Evertonin.
Chelsea po bën një sezon të mirë dhe tani për tani, shihet si favorit në Premierligë, por duke mos lënë anash skuadra si City, United e Liverpool që gjithashtu kanë skuadra të forta dhe do të luftojnë deri në fund për trofeun.