La Liga spanjolle vazhdon sot me ndeshjet e javës së 14-të.
Në program për t’u zhvilluar janë katër ndeshje, teksa vëmendja pritet të jetë në ”Derbin e Barcelonës”, mes Barcelonës dhe Espanyolit.
Vlen të theksohet se te Barcelona do të debutojë trajneri i ri, Xavi.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Osasunas e Atletico Madridit.
Celta Vigo – Villarreal dhe Sevilla – Alaves, janë dy ndeshjet tjera që do të zhvillohen këtë të shtunë.