Kosova ka shënuar progres në përditësimin e fundit të FIFA’s në ranglistën e kombëtareve.
Nga pozita e 113’të që ishte në herën e fundit, ‘Dardanët’ janë ngjitur për 2 pozita dhe tani pozicionohen në vendin e 111’të.
Në anën tjetër, Shqipëria ka pësuar rënie pas humbjes së thellë 5-0 nga Anglia dhe fitores 1-0 ndaj Andorrës.
Kuqezinjtë ndodheshin në pozitën e 63’të në ranglistën e kaluar, kurse në ranglistën e re pozicionohen në vendin e 66’të.