Chelsea është duke këmbëngulur për yllin e Barcelonës,Gavi.
Dje po përflitej se Chelsea ishte i interesuar për djaloshin ndërsa sot klubi anglez ka gati pagesën për të përfituar shërbimet e djaloshit. 17-vjeçari ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh dhe tashmë “Të Kaltrit” pritet të paraqitet tek zyrat e Barcelonës për të bërë pagesën.
“The Sun” shkruan se ditët në vazhdim situata do të jetë më konkrete.
Gavi, debutimin e tij për ekipin e parë të Barcelonës e bëri në gusht të këtij viti, me zëvendësimin e Sergio Robertos në ndeshjen kundër Getafes.