Giuseppe Rossi është rikthyer zyrtarisht në aksion, duke nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën e Serisë B, SPAL.
Ish-sulmuesi i Italisë ka disa javë që po stërvitet me SPAL-in dhe presidenti i klubit Joe Tacopina tani ka konfirmuar se Rossi do t’i bashkohet skuadrës.
“Ai është projekti im i madh. Ai luajti një ndeshje miqësore javën e kaluar dhe shënoi një gol të mrekullueshëm”, tha Tacopina, cituar nga Calciomercato.com.
“Ai ndihet mirë, por do t’i duhet pak kohë. Ngadalë, ai do të jetë gati. Rossi mund të bëjë diferencën pasi askush nuk e ka kualifikimin e tij në Serie B.”
Sipas Estense.com, Rossi ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2022. 34-vjeçari ishte pa ekip që nga janari, kur i skadoi kontrata me Salt Lake.
Genoa ishte skuadra e tij e fundit italiane. Ai luajti për Il Grifone në pjesën e dytë të sezonit 2017-18.