Klubi i Prishtinës mbrëmjen e së mërkurës përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook njoftoi opinion publik se ka shkëputur kontratën me trajnerin, Zekirija Ramadani.
‘Bardhekaltërit’ nuk treguan se a është shkarkuar apo është dorëhequr tekniku shkupjan.
Gazeta inFokus ka kontaktuar Zekirija Ramadanin për ta kuptuar arsyen e largimit të tij nga Prishtina.
Ai ka thënë se nuk është larguar nga Prishtina, por e kanë larguar drejtuesit e klubit.
‘Këtë pyetje duhet të i’a bëni drejtuesve të klubit të Prishtinës, sepse ata me larguan. Unë nuk jam larguar vet nga klubi’, deklaroi Ramadani.
Zekirija Ramadani me Prishtinën sezonin e kaluar u shpall kampion i Kosovës, kurse me parë Superligën e ka fituar edhe me Trepçën ‘89 dhe Feronikelin.
Pas largimit të tije, klubi i Prishtinës e ka emëruar trajner të ri të skuadrës boshnjakun, Abdulah Ibrakoviq.