Perezi për PSG-në: Ekipet shtetërore të rrezikshme, s’ta shesin një lojtar as për 200 mln euro

Florentino Perez nuk ende nuk e përtyp dot faktin që verën e shkuar Reali i Madridit nuk arriti të firmoste me Kylian Mbappe edhe pse dëshira e sulmuesit francez ishte të transferohej te Los Blancos.

Në një prononcim presidenti i Los Blancos ka sulmuar drejtuesit e klubit parizien duke folur me tone të ashpra për faktin se refuzuan një ofertë prej 200 milionë eurosh nga merenguesit për kartonin e sulmuesit të talentuar të cilit kontrata me PSG i skadon në verën e vitti të ardhshëm.

“Kontratat duhet ti respektojmë, por do të tentojmë të afrojmë futbollistët më të mirë në qarkullim. Për ta bërë këtë duhet të kemi edhe disponiblitetin ekonomik. Në këtë kohë edhe kur ofron 200 milionë euro nuk t’i shesin. Është më mirë t’i marësh kur shkojnë në skadencë kontrate, sepse në këtë moment ekziston çmenduria e klubeve që janë në pronësi të shteteve të ndryshme që nuk t’i shesin futbollistët”, theksoi Perezi.

Perez pa përmendur emra duket se ka shigjetuar presidentin e PSG Nasser Al-Khelaifi dhe shtetin e Katarit që ka në pronësi klubin francez përsa i përket mos arritjes së një akordi për kalimin e Kylian Mbappe te Los Blancos verën e kaluar.

Ndër të tjera Florentino Perez theksoi se beson ende te realizimi i projektit të Superligës Europiane me Realin e Madridit që është një nga klubet që nuk është tërhequr ende nga ky projekt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *