Fitorja e djeshme e Republikës së Kongos ndaj Beninit 2-0 ishte vendimtare për kualifikim në Botëror. Por, përfaqësuesja e drejtuar nga ish-trajneri i Interit, Hector Raul Kuper mund ta humbas ndeshjen dhe kualifikimin në tavolinë.
Kongo ka bërë katër zëvëndësime në katër periudha të ndryshme kohore gjatë ndeshjes, rregull i cili nuk është i përcaktuar nga FIFA.
Me rregullat e reja, mund të bëhen deri në pesë zëvënëdsime por vetëm në tri relacione kohore.
Benini pritet të bëj ankesë në FIFA dhe nëse i aprovohet ata do të kualifikohen në Botëror, ndërsa Kongo do të humbas shansin historik.