Agim Ademi: Emri i trajnerit të Kosovës do të dihet gjatë këtyre muajve

Kosova do të luajë me Greqinë, ndeshjen e fundit për kualifikimet për botërorin “Katar 2022”.

Kryetari i Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se nuk i kanë përmbushur pritshmëritë që i kanë pasur lidhur me kualifikimet që ishin për Botëror.

“Sigurisht që kjo ndeshja e fundit, nuk i kemi përmbushur pritshmëri që kemi pasë realisht, edhe pse nuk kemi pritë që do të jemi në dy vendet e para, por sigurisht të mos jemi në vendin e fundit, ndodhën shumë gjëra që ndodhën, por po besoj që Kosovën në Ligën e Kombeve do ta gjejë me një format krejt tjetër, do të jetë me trajner të ri dhe me shumë prurje të reja”, ka thënë Ademi për “Klan Kosova”, përcjell Demokracia.com.

Tutje, Ademi tha se beson në kualitetin e djemve dhe që nuk do të jenë problem ndeshjet në Ligën e Kombeve.

“Po besoj që po sepse besoj në kualitetin e djemve, po besoj që nuk do të jetë problem në kualifikim, ka qenë një ndeshje e keqe me Jordaninë, të cilën nuk e prisnim, djemtë e kanë më seriozisht ndeshjen kundër Greqisë për të rikthyer imazhin e tyre dhe besimin tek shikuesit, jemi me kualitet më të lart se ekipet e tjera”.

Ademi theksoi se trajneri do të jetë në vitin e ardhshëm nga shkurti ose marsi.

“Selektori do të jetë në vitin e ardhshëm nga shkurti apo marsi. Nuk do të ngutemi tani, mund të ketë më shumë mundësi atëherë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *