Belgjika e ka siguruar sonte kualifikimin në Kupën e Botës.
Belgët e arritën këtë pas fitores 3:1 nga Estonia falë golave të Bentekes, Carrascos dhe Thorgan Hazardit.
Benteke shënoi në minutën e 11-të dhe me rezultatin minimal 1:0 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.
Me të filluar pjesa e dytë Carrasco e dyfishoi epërsinë, ndërsa Estonia dha “shenja jete” në minutën e 70-të kur Sorga ngushtoi rezultatin.
Por, Thorgan Hazard shënoi katër minuta më vonë dhe vulosi fatin e këtij takimi.
Kështu, Belgjika siguron kualifikimin dhe prin në grupin E me 19 pikë, pesë më shumë se Uellsi.