Dean Smith pritet të jetë trajner i ri i Milot Rashicës te skuadra e Norwich City.
“The Athletic” e ka bërë lajmin të ditur gjatë ditës së shtunë, ndërsa shkruan se zyrtarizimi i tij do të bëhet brenda 48 orëve.
Norwich e bëri lëvizjen për ish-trajnerin e Aston Villas pasi bisedimet me Frank Lampardin u ndalën të premten.
Smith u shkarkua të dielën nga skuadra e Aston Villas, një ditë pasi Norwich e largoi nga pozita e trajnerit Daniel Fraken, shkaku i nisjes së dobët të sezonit.