Kombëtarja e Shqipërisë e ka pësuar një humbje të hidhur sonte në Londër.
Në “Wembley”, kuqezinjtë janë përballur me Anglinë në mbrëmjen e sontme.
Ndeshja e vlefshme për grupin I eliminator për “Katar 2022” i takoi Anglisë 5:0.
Harry Kane ishte “ylli” i ndeshjes sonte duke realizuar tregolësh (’18, ’33, ’45).
Dy golat tjerë i realizuan Harry Maguire (‘9) dhe Jordan Henderson (’28).
Ndeshjen e radhës dhe përmbyllëse të këtij cikli, Shqipëria e luan në shtëpi ndaj Andorrës.