Frank Lampard nuk është më në garë për ta zëvendësuar Daniel Farken si trajneri i radhës i Norwich Cityt.
Sky Sports raporton se biseda e zhvilluar mes Lampardit dhe drejtuesve të Norwichit ka impresionuar këta të fundit, por nuk do të shkojnë më tutje.
Largimi i ish-futbollistt të West Ham, Chelsea dhe Anglisë ka bërë që Dean Smith të jetë kandidati i vetëm në garë për ta trajnuar Rashicën me shokë.
Smith, i cili u shkarkua nga Aston Villa të dielën, gjithashtu thuhet se ka impresionuar bordin e Norwich gjatë intervistës së tij të marten.