Gjeorgjia mposhtë Suedinë, shuhen gjasat e Kosovës për pozitën e katërt

Gjeorgjia pas fitores që shënoi në Prishtinë ndaj Kosovës dy muaj më parë, tani ka marrë një tjetër fitore të madhe këtë herë ndaj Suedisë.

Gjeorgjia ka fituar me rezultat 2:0 për t’i shuar gjitha gjasat e Kosovës që eliminatoret së paku mos t’i mbyllë në pozitën e fundit.

Suedia me këtë humbje tashmë shpresat e vetme për kualifikim në botëror i ka përmes “Play Offit” pasi për vendin e parë vetëm mrekullia mund të bëj që të mbetet.

Në takimet tjera të sotme Maqedonia e veriut e ka shkatërruar Armeninë duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:0 me protagonistë futbollistin shqiptar, Enis Bardhi që shënoi tre gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *