Kosova vazhdon të mos ngrejë kokën.
Dardanët janë mundur 0-2 në miqësoren e zhvilluan në Prishtinë nga Jordania.
Pas sfidës, ka folur edhe Valon Berisha, i cili natyrisht se është i zhgënjyer me rezultatin.
“Do të donim të kishim një rezultat më pozitiv”, tha ai.
“Të gjithë duhet të nisen nga vetja, kur luan për Kombëtaren duhet të japësh maksimumin, edhe pse unë mendoj se e kemi dhënë maksimumin”.
“Ata shënuan gol nga asgjë një devijim hyri gol, ne tentuam të ngjallemi të kthejmë rezultatin,. Por nuk hynte topi dhe në fund gabimet personale dhe shënuan sërish”.