Kombëtarja e Kosovës e pret në “Fadil Vokrri” Jordaninë në sfidën që luhet sot nga ora 18:00.
“Dardanët” synojnë rezultatin pozitiv në një ndeshje e cila shihet si para-përgatitje për ndeshjen e fundit kualifikuese.
Ekipi kosovar është duke u drejtuar nga përzgjedhësi Primoz Gliha që do të jetë në krye të ekipit për këto dy duele.
Ky takim shihet si një mundësi për futbollistët që nuk kanë luajtur shumë minuta në ndeshjet e kaluara.
Ndeshja e sotme ndaj Jordanisë do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).