Mesfushori Kessie dhe Milan ende nuk janë ulur të komunikojnë rreth rinovimit të kontratës.
Kessie është i pakënaqur nga rroga dhe për këtë gjë nuk është ulur në tavolinë për të rinovuar. Kontrata e tij skadon në qershor të 2022 dhe nëse nuk rinovon deri në atë datë, ai do të largohej me parametra zero nga klubi italian.
Milan nuk kërkon ta humbasë atë me parametra zero kështu që është munduar të kënaq lojtarin duke e çuar ofertën për pagën e tij deri në 6,5 milion euro. Duket se lojtari nuk është ende i kënaqur me këtë shifër dhe ka bërë të ditur se kërkon 9 milion euro, një shifër tepër e lartë për klubin kuqezi.
Sipas “Sky”, Milan do të tentojë një pagë prej 6,5 milon euro por këtë herë do të shtojë dhe disa bonuse ku mund ta çojë pagën në shifrat e 7,5 milon euro. Nëse as këtë herë nuk do të pranojë, atëhere Milan do të detyrohet ta shesë lojtarin në janar për të fituar dhe të ardhura prej shitjes së tij.