Gliha tregon arsyen pse nuk e ftoi Leart Paqaradën

Kosova nesër do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Jordanisë në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Në konferencën zyrtare para ndeshjes, trajneri i Kosovës, Primoz Gliha tha se mosftesa e Paqaradës erdhi për shkak se Kosova ka nevojë për mbrojtës të krahit të majtë më defanziv, por që theksoi se nëse vazhdon me Kosovën do t’ia japë rastin atij.

Kam menduar rreth tij. Luan mirë ofanziv, por ne kemi nevoj për defanzivë. Në këtë drejtim mendoj se Aliti është më i përshtatshëm. Ai është lojtar shumë i mirë. Nëse une vazhdoj me Kosovën, Paqarada do ta ketë rastin e vet”, u shpreh Gliha.

Paqarada kishte deklaruar publikisht se nuk do të vinte te Kosova për sa kohë trajner do të ishte Bernard Challandes.

Pas ndeshjes miqësore me Jordaninë, Kosova do ta luajë ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Greqisë në udhëtim më 14 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *