Alex Frei largohet nga FC Wil, Kosova është opsioni i radhës

Trajneri zviceran Alexander Frei dhe skuadra FC Wil kanë ndarë rrugët pas rreth një viti bashkëpunim.

Klubi ka njoftura se kanë ndërprerë bashkëpunimin me një marrëveshje t dyanshme.

“FC Ëil 1900 shpreh keqardhjen që nuk mund të gjendej asnjë marrëveshje për orientimin e mëtejshëm sportiv dhe strukturor të klubit dhe i uron Alex Frei fat në hapin tjetër në shkallët e karrierës së tij”, tha drejtori sportiv i Wil, Jan Breitenmoser.

Frei është përfolur mjaft shumë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Kosovës dhe ishte një nga opsionet potenciale.

Madje, vet ai kishte deklaruar se do të dëshironte ta drejtonte Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *