Napoli nuk ka arritur më shumë se një barazim në xhiron e 12-të të Serie-A në ballafaqim me Hellas Veronan.
Skuadra e Luciano Spalletit e cila e kryeson renditjen tabelare ka barazuar me rezultat 1-1 edhe pse kundërshtari i tyre mbeti me dy lojtarë më pak në fushë në minutat e fundit të ndeshjes pasi nga loja u përjashtuan Bessa dhe Kalinic.
Verona kaloi në epërsi në minutën e 13’ të ndeshjes me golin e Simeones, por shofrat i barazoi shumë shpejtë Di Lorenzo vetëm pesë minuta më vonë.
Deri në fund të ndeshjes, Rrahmani me shokë e kërkuan golin e fitores por që nuk ia dolën.
Ky barazim i Napolit e ndez edhe më shumë derbin mes Milanit dhe Interit që zhvillohet në “San Siro” nga ora 20:45 pasi dy skuadrat do ta kenë rastin t’i ofrohen edhe më shumë liderit të tabelës.