Man City e ka mundur Man Unitedin në derbi për t’iu afruar më shumë në renditje Chelseas, që pas pak luan me Burnley
Manchester City e ka fituar derbin, duke e mundus 2-0 midis Old Trafford rivalin e përjetshëm, Manchester Unitedin.
Të besuarit e Pep Guardiolës e nisën furishëm takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e gjashtë.
Mysafirët kaluan në epërsi me një autogol që shënoi Eric Bailly aksidentalisht – në tentim për të larguar topin, e dërgoi atë në portën e De Geas në minutën e shtatë.
Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Manchester City i shënoi tjetër gol Manchester Unitedit.
Bernardo Silva arriti të shënojë për 2-0 në fund të pjesës së parë, nga një pozitë që shumë pak besonin se topi mund të përfundojë në rrjetë, por ja që De Gea nuk intervenoi siç duhet.
United e nisi pjesën e dytë menjëherë me ndryshim, Sancho u fut në lojë në vend të Bailly, më pas u inkuadruan Telles, Rashford e Van de Beek, por edhe përkundër insistimit, rezultati mbeti ai i minutës së 45-të.
Me këtë fitore, City ka shkuar në kuotën e 23 pikëve në vendin e dytë, derisa United ka mbetur në vendin e pestë me 17 pikë, dhe rrezikon të bie më poshtë nëse rivalët si Wolves, Arsenal, Brighton dhe Tottenham i fitojnë ndeshjet e tyre këtë xhiro – që të gjithë do ta kalonin Unitedin në renditje.