Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së katërt në fazën grupore të Ligës së Evropës.
Lazio barazoi me rezultat 2:2 ndaj Marseille, ndeshje që ishte shumë e baraspeshuar. Marseille kaloi fillimisht në epërsi përmes Arkadiusz Milik që shënoi nga pika e bardhë (33′).Klubi francez vazhdoi te dominoi, por pas një gabimi në mbrojtje, përfitoi Felipe Anderson që barazoi në fundin e takimit (45+7).
Lazio arriti të përmbys rezultatin menjëherë në pjesën e dytë, pas një tjetër gabim të mbrojtjes, ku përfitoi Ciro Immobile (49′). Ishte Dimitri Payet që shënoi tetë minuta para kohës së rregullt për t’i dhënë një pikë skuadres franceze (82′).
Me këtë barazim, Lazio zë pozitën e dytë me pesë pikë, derisa Marseille renditët në pozitën e tretë me katër sosh.