Ndeshjet e Ligës së Evropës rikthehen sonte: Vëmendja te skuadrat e lojtarëve shqiptarë, kryendeshja në “Velodrome”

Ndeshjet e xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Evropës vazhdojnë mbrëmjen e sotme.

Vëmendja natyrisht se do të jetë te skuadrat ku aktivizohen futbollistët shqiptarë.

Amir Rrahmani me bashkëlojtarë do të kërkojnë fitoren ndaj Legia Varshavës në udhëtim.

Legia dhe Napoli janë në dy vendet e para në Grupin C, andaj fitorja do të ishte shumë e rëndësishme për dy ekipet. Kjo ndeshje fillon nga ora 18:45.

Nga i njëjti orarë përballet edhe Lyoni i Xherdan Shaqirit.

Skuadra franceze ka punë në shtëpi me Spartën e Pragës, në kuadër të Grupit A. Lyoni kryeson me nëntë pikë në këtë grup, ndërsa çekët janë në pozitën e dytë me katër pikë.

Ferencvaroshi i Myrto Uzunit ka ballafaqim tejet të vështirë para publikut të vet pasi takohet me gjigantin skocez, Celtic me fillim nga ora 21:00.

Lazio në anën tjetër e zhvillon një nga takimet më interesante të mbrëmjes atë kundër Marseilles në Francë.

Vedat Muriqi pritet të jetë në stol për italianët, ndërsa mund të inkuadrohet në pjesën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *