Janë mbyllur pjesët e para edhe në tri përballjet tjera të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Manchester City dhe Club Brugge kanë mbyllur 45 minutat e para në “paqe” në stadiumin “Etihad”.
Rezultati është 1-1 pas pjesës së parë, me “Qytetarët” që ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 15-të me autor, Phil Foden.
Mirëpo, festa e vendasve zgjati vetëm dy minuta, ngase Stones realizoi në portën e tij për t’i barazuar shifrat.
Paris Saint-Germaini pa Lionel Messin është duke udhëhequr 1-2 në udhëtim te Leipzigu.
Ndonëse PSG-ja ishte në disavantazh, ata arritën ta përmbysnin rezultatin brenda 18 minutave me dy golat e Wijnaldum.
Rezultat befasues pas fraksionit të parë të lojës është në Moldavi.
Interi ka hasur në vështirësi në pjesën e parë në takimin kundër Sheriff Tiraspolit.
Rezultati në “Stadionul Sheriff” është i barabartë 0-0.