Skuadra e Real Madridit ka fituar ndaj Shakhtar Donetsk.
Real Madrid ka mposhtur Shakhtarin me rezultatin e ngushtë 2-1.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, me golat e shënuar nga Karim Benzema dhe Fernando.
Në pjesën e dytë, Real Madrid insistoi dhe gjeti golin e fitores me super sulmuesin francez, Karim Benzema.
Real me këtë fitore shkon në kuotën e nëntë pikëve, kurse Shakhtar mbetet me 1 pikë.