Federata e Futbollit e Kosovës me projektin e fundit të saj ku ka nisur t’i digjitalizojë klubet me sistemin e katapultave GPS, është mirëpritur nga klubet kosovare.
Drita, Ballkani e Malisheva janë vizituar nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi i cili edhe u ka dorëzuar katapultat GPS të prodhuara nga kompania e licencuar nga FIFA, “Fitogether”.
Ky projekt është mjaft i kushtueshëm, por sigurisht që edhe ofron një punë profesionale andaj trajnerët do ta kenë një mundësi më shumë për ta përcjell dhe vëzhguar një futbollistë se sa po angazhohet dhe po punon profesionalisht.
Drejtori Sportiv i FC Drita, Valon Zymberi përgëzoi Federatën për këtë projekt dhe inkurajoi që të vazhdojnë me iniciativa të tilla, por edhe të përmirësimit të infrastrukturës sportive në mënyrë që futbollistët të tregojnë punën dhe përgatitjet e tyre.
Këtë iniciativë e kanë duartrokitur edhe drejtuesit e FC Ballkanit, derisa analistët po e cilësojnë si një ndihmës të madhe në një punë profesionlae.
“Projekteve të kohës duhet t’i duartrokasim të gjithë. FFK po e bënë furnizimin e secilit klub të Superligës me pakon (setin) e katapultave nga kompania e njohur ‘Fitogether’, që është e licencuar nga FIFA. Ky projekt do t’i ndihmojë trajnerët e klubeve në punën e tyre të përditshme dhe në rritjen e punës profesionale të ekipeve, ngase kjo pajisje GPS i vendoset futbollistit nën fanellë dhe më pas nëpërmjet souftuerit përcjellët çdo lëvizje e tij dhe puna që ai bën gjatë stërvitjes apo ndeshjes”, ka shkruar Llumnica.
Pajisje GPS do të vendoset nën fanellë të futbollistëve dhe më pas nëpërmjet softuerit përcillet çdo lëvizje e tij, angazhimi që ai bënë gjatë stërvitjes apo ndeshjes.