Atalanta dhe Manchester Unitedi kanë ndarë pikët në Grupin F të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja në Bergamo është mbyllur 2-2, me Unitedin që shmangu humbjen në “frymën e fundit” të takimit.
Ilicic qysh në minutën e 12-të ndëshkoi anglezët duke shënuar gol të bukur.
Mysafirët gjetën forcën dhe u rikthyen në lojë kur Cristiano Ronaldo barazoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Golin e dytë për Atalantën e konkretizoi Zapata kur po rrjedhte minuta e 56-të e takimit.
Megjithatë, për ta shmangur humbjen doli sërish në skenë Cristiano Ronaldo në minutën e 92-të për ta barazuar rezultatin dhe kësisoj ta arkëtojë një pikë.
Atalanta mbetet në vendin e tretë me pesë pikë, ndërsa Unitedi është i pari me shtatë pikë.