Antonio Conte rikthehet në Premier League. Dhe këtë do ta bëjë në atë Londër, me të cilën është aq i lidhur dhe ku prej kohësh kishte thënë se donte të rikthehej një ditë, pas eksperiencës me Chelsea, që përfundoi triumfalisht në vitin 2018.
Mundësia e duhur për rikthimin e madh erdhi nga Tottenham, i cili, pasi shkarkoi Nuno Espirito Santo pas humbjes 3-0 në shtëpi, të pësuar të shtunën e kaluar kundër Manchester United, filloi menjëherë negociatat me ish-trajnerin kampion të Interit.
Ky i fundit mbërriti në kryeqytetin anglez të hënën për të diskutuar detajet e marrëveshjes. Conte kishte qenë në fokusin e “Spurs” edhe gjatë verës, por preferoi ta refuzonte propozimin tekniko-ekonomik të klubit nga veriu i Londrës, edhe për shkak të largimit të mundshëm të Harry Kane (i cili më vonë mbeti me “Spurs”).
Më pas fillimi i trazuar i sezonit me Nuno Espirito Santo, humbjet e para dhe vendimi për t’u rikthyer fuqishëm tek italiani, falë edhe marrëdhënieve të mira që kanë ekzistuar gjithmonë mes ish-trajnerit të Interit dhe Paraticit, drejtori sportiv që Conte e kishte në kohën e Juventusit.