Conte kërkon shpenzime të mëdha në merkato te Tottenhami, ka në plan këta lojtarë

Antonio Conte sipas të gjitha gjasave do të jetë trajner i ri i Tottenham Hotspur.

Conte do ta zëvendësojë trajnerin portugez, Nuno Espirito Santos që u shkarkua sot (e hënë) për shkak të rezultateve negative.

Ish-trajneri i Chelseas dhe Interit thuhet se është duke menduar për merkaton e janarit, ende pa marrë mirë punën te “Spurs”.

Në mendjen e Contes janë disa lojtarë të cilët ai synon t’i transferojë në Londër, sipas Sport Witness.

Dusan Vlahoviq, ylli i Fiorentinës është një nga lojtarët në listë të teknikut italian.

Conte gjithashtu është një “tifoz” i madh i mesfushorit kroat, Marcelo Brozoviq të cilin e pati lojtar sa ishte te Interi.

Stefan De Vrij dhe Alessandro Bastoni janë gjithashtu në listën e dëshirave të trajnerit italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *