Gara më prestigjioze e futbollit evropian në nivel klubesh, Liga e Kampionëve rikthehet nesër me ndeshjet e rrethi të katërt të fazës së grupeve.
Skuadra që bëjnë pjesë në grupet E,F,G dhe H do të kërkojnë rezultate pozitivë një fazë shumë të rëndësishme kur tashmë kjo etapë po shkon drejt fundit.
Në grupin H Chelsea do të kërkojë vetëm fitore përballë Malmos, ashtu sikur edhe Juventusi ndaj Zenitit për ta qartësuar kështu çështjen se kush nga ky grup do të vazhdojë tutje në fazën e eliminimit direkt.
Situata është më e komplikuar në grupin F, aty ku Manchester United përballet me Atalantën kurse Villarreal me Young Boys. Ky grup kryesohet nga “Djajtë e Kuq” me gjashtë pikë, i ndjekur nga Villarreali dhe Atalanta me nga katër si dhe Young Boys me tri pikë.
Wolsburd-Salsburg dhe Lille-Sevilla janë sfidat e grupit G. Salsburgu ka shtatë pikë si lider i këtij grupi, kurse me pas renditen Sevilla me tri pikë, Lille me dy dhe Wolfsburgu me dy pikë.
Barcelona duhet të kërkojë vetëm fitore në ballafaqim me Dinamo Kievin për të mbajtur gjallë shpresat për vazhdim të kësaj gare në grupin E.
Skuadra spanjolle ka vetëm tri pikë në këtë grup në vendin e tretë që kryesohet nga Bayerni me nëntë pikë dhe Benfica me katër, kurse skuadra nga Ukraina është e fundit me vetëm një pikë. /KP/