Mourinho shfryn pas humbjes me Milanin: Të shohësh që nuk ka respekt për romanistët është e rëndë

Jose Mourinho është i bindur se gjyqtari ka qenë ai që ka vendosur sfidën që skuadra e Romës humbi me shifrat 2-1 përballë Milanit.

Trajneri i verdhekuqve, la në mes intervistën e tij për DAZN pas duelit, duke mos pranuar të merrte pyetje nga opinionistët në studio.

“Komplimente Milanit. Nuk dua të them asgjë më shumë, pasi nëse flas, të dielën nuk do të jem në bankinë. Me inatos mungesa e respektit ndaj tifozëve dhe atyre që duan Romën. Edhe në një ndeshje ku nuk luajtëm mirë, por kemi dhënë gjithçka, respektin që kemi ne, të tjerët nuk e tregojnë dhe kaq”, tha Mourinho duke refuzuar të përgjigjet në studio dhe duke u larguar.

Më pas, ai u ndal edhe në sallën e konferencave duke thënë se kishte pasur vështirësi të mëdha për të kontrolluar lojtarët të cilët ishin të pakënaqur me arbitrat.

“Të shohësh që nuk ka respekt për romanistët është e rëndë. Në një ndeshje ku nuk kemi luajtur mirë në pjesën e parë dhe kundër një skuadre të mirë, nuk kishte respekt për romanistët. Nuk them asgjë tjetër. Kam bërë një sforco për të mbledhur të gjithë lojtarët para dhomave të zhveshjeve dhe jo para atyre të gjyqtarit, ia dolëm të kontrollonim emocionet dhe të mbeteshim të qetë”, theksoi Mourinho para gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *