Milot Rashica e ka arritur asistin e parë për Norwich City në paraqitjen e tij të 10-të në Premierligë për klubin e ri.
Përfaqësuesi i Kosovës Rashica e shërbeu Andrew Omobamidelen i cili shënoi me kokë kundër Leeds United, në ndeshjen që është duke u zhvilluar momentalisht në Carrow Road.
Rashica harkoi nga këndi duke e gjetur kokën e Omobamideles, i cili e barazoi në 1:1 rezultatin për Norwich në minutën e 58-të.
Andrew Omobamidele's first ever goal in senior football ??⚽️?
Big future ahead of the 19-year-old ?#COYBIG pic.twitter.com/K77H7lLJ1W
— Kenny's Kids (@KennysKids) October 31, 2021
Megjithatë, Leeds arriti ta kthejë epërsinë dhe tani po fiton 2:1.
24-vjeçari, i cili është paraqitur në të gjitha ndeshjet e klubit anglez këtë sezon edhe pse gjysmën prej tyre si rezervistë, është ende në kërkim të golit të parë në ligën elitare angleze.
Rashica iu bashkua Norwichit nga Werder Bremen në verë për 11 milionë euro.
Norwichi i ka humbur shtatë prej nëntë ndeshjeve deri tani në Premierligë dhe do ta ketë të vështirë mbijetesën pas promovimit sezonin e kaluar.