Ballkani është befasuar sot përballë Ulpianës.
Ndeshja u përmbyllë me rezultat 2-1 në të mirë të Ulpianës.
Goli i parë në këtë takim erdhi si autogol i anëtarit të Ulpianës, Ardi Shala në minutën e 47’të të takimit.
Për të barazuar shifrat u përkujdes, Conceicao i cili shënoi në minutën e 69’të të takimit.
Krejt në fund në minutën e 92’të Ardi Shala përmirësoi gabimin e tij dhe shënoi golin e fitores për Ulpianën.
Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, i cili tha se Ulpiana ishte më e mirë në pjesën e dytë dhe kontrolluan lojën.
“Patëm rënie në lojë, nuk patëm qetësi para portës, pjesa e dytë filloi mirë, por nuk di, Ulpiana morri kontrollin e ndeshjes dhe ne nuk arritëm asnjëherë të kontrollonim lojën”, tha ai.