Ballkani “thyhet” pas 12 javësh, njoftohet me humbje nga Ulpiana

Skuadra e Ballkanit ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në duelin e javës së 12-të kampionale.

“Portokallezinjtë” kanë pësuar 2-1 nga Ulpiana në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Autogoli i Shalës i dha avantazhin skuadrës së Bekim Isufit dy minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Duket se ky gol i kënaqi shumë mysafirët nga Suhareka.

Goncalves në minutën e 69-të barazoi rezultatin me një gol të bukur duke paraboluar portierin dhe disa lojtar të Ballkanit.

I njëjti shënoi edhe golin e dytë disa minuta më vonë, por që u anulua pasi një nga lojtarët ishte në pozitë jashtë loje.

Krejt në fund të takimit, Shala në minutën e dytë shtesë përmbysi rezultatin me një super-gol për t’ia dhënë fitoren skuadrës së tij.

Kësisoj, Ballkani pozicionohet në vendin e tretë me 21 pikë, kurse Ulpiana e shtata me 13 të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *