Superliga vjen sot me dy ndeshje interesante, spikat dueli në “Fadil Vokrri”

Xhiro e 12-të e Superligës së Kosovës në Futboll do të mbyllet sot me dy ndeshje.

Dueli më interesat pritet të jetë ai mes Prishtinës dhe Drenicës në “Fadil Vokrri”.

Prishtina vie pas një humbje të pësuar ndaj Ballkanit, që i pozicionon ata momentalisht në pozitën e 6-të me 13 pikë pas 11 xhirove të para, gjersa Drenica e cila vie pas një fitore ndaj Dukagjinit dhe në përgjithësi ka impresionuar këtë sezon pasi ka mbledhur 20 pikë pas 11 xhirove të para dhe një fitore potenciale sot mund t’i bëjë ata lider të superligës.

Ndeshja do të filloj nga ora 13:30 dhe transmetohet në kanalet e ArtMotion.

Një duel interesant pritet të jetë ai edhe mes Ulpianës dhe Ballkanit.

Të dyja skuadrat fituan në xhirot paraprake, Ballkani duke arritur një fitore ndaj Prishtinës në Suharekë 2-0, gjersa Ulpiana triumfoi si mysafir i Malishevës me rezultat 2-1.

Ballkani me një fitore potenciale do të rikthente lidershipin në tabelë me 24 pikë të mbledhura, gjersa Ulpiana e cila gjendet e fundit në tabelë me 10 pikë, me një fitore potenciale do të ngritej së paku tri pozita më lart.

Kjo ndeshje e luajtur në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, do të filloj nga ora 13:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *