Mbrëmë, sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero u dërgua në spital pasi u ankua për shtrëngim në gjoks.
Sulmuesi 33-vjeçar u pa duke mbajtur gjoksin dhe klubi njofton se do t’i nënshtrohet analizave kardiake në spital si masë paraprake pasi doli nga fusha me ambulancë.
Klubi e konfirmoi lajmin në Twitter, duke shkruar: ” Aguero raportoi shtrëngim në gjoks dhe është shtruar në spital për një ekzaminim kardiak”.
Aguero iu bashkua gjigantëve spanjollë në verë pasi kontrata e tij përfundoi me “Qytetarët” dhe edhe ish-klubi i tij i dërgoi një mesazh mbështetjeje argjentinasit në Twitter.
“Të gjithë në Manchester City ju dëshirojnë një shërim të shpejtë, @aguerosergiokun. Ne jemi me ju,”- shkroi City në faqen zyrtare.
Ndryseh, Aguero shënoi golin e tij të parë për klubin katalanas në debutimin e tij në El Clasico kundër Real Madridit, në një humbje 2-1 në shtëpi.