Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Alavesit e cila po zhvillohet në “Camp Nou” përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.
Por, përtej rezultatit, në fushë ndodhi diçka që mori vëmendjen e të gjithëve, madje edhe ngjalli panikë duke marrë parasysh rastet e kaluara.
Në fakt, kur po zhvillohej minuta e 38’ e ndeshjes, sulmuesi argjentinas Sergio Aguero pati një shtrëngim në gjoks, gjë e cila e detyroi që të mos e vazhdonte lojën më tutje.
Dersa aksioni po vazhdonte, Aguero u pa duke pasur probleme me frymarrje dhe gjyqtari e ndërpreu ndeshjen. Pas kontrolleve mjekësore, Aguero u largua nga fusha duke u zëvendësuar nga braziliani Philippe Coutinho.
Ja momenti: