Shkëlqeu në fitoren e Manchester United, ky është reagimi i Cristiano Ronaldos pas ndeshjes

Manchester United ka arritur t’u rikthehet fitoreve pas humbjes së thellë të xhiros së kaluar 0-5 ndaj Liverpoolit.

‘Djajtë e Kuq’ e mposhti Tottenhamin në udhëtim me rezultat 0-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë në këtë takim e realizoi, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo realizoi gol të bukur me një volley goditje në minutën e 39’të të takimit.

Portugezi kontriboi edhe në golin e dytë të ekipit të tij pasi asistoi në golin e shënuar nga Cavani në minutën e 64’të të takimit.

Epilogun final e dha Rashford i cili shënoi në minutën e 87’të të takimit.

Pas kësaj fitore ka reaguar Ronaldo në Twitter.

“Ky është Manchester United”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *