Real Madrid është kthyer te fitorja në La Liga pas barazimit pa gola të marrë në shtëpi kundër Osasuna-s në mesjavë.
Skuadra e Carlo Ancelotti-t ka mundur 2-1 Elche-n në transfertë falë dy golave të Vinicius Junior.
Braziliani ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 22-të dhe ka dyfishuar avantazhin e të tijve në të 73-ën me një golazo.
Elche, që ka mbetur me dhjetë lojtarë në minutën e 6 3-të, ka arritur të ngushtojë diferencat në minutën e 86-të me Milla-n, i cili ka përfituar nga një gafë në mbrojtjen e miqve.
Gjithsesi, Los Blancos kanë arritur ta mbrojnë avantazhin dhe të sigurojnë tri pikët.